image Gazmend Muhaxheri për vrasjen e dyfishtë: Ndodhi për një konflikt

Sociale

Gazmend Muhaxheri për vrasjen e dyfishtë: Ndodhi për një konflikt

news image

Për vrasjen e dyfishtë që ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në Pejë, ku humbën jetën Astrit Ademaj dhe Blenard Kadrijaj, ka folur Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, shkruan Gazeta Sinjali.

Muhaxheri ka thënë se kjo ngjarje tragjike ka ndodhur për shkak të një konflikti që ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për një konflikt të mëhershëm ose të çastit.

Shumë informata nuk kam por, duket që ka qenë një konflikt i çastit ose më i hershëm dhe janë ngatrruar prapë, më tepër nuk kam informata, personi që e takova aty më tha se se i ka dëgju vetëm të shtënat”, ka thënë Muhaxheri për RTV Dukagjini. /GazetaSinjali/