image Gazetarja shpërthen në lot gjatë raportimit pas tërmetit në Turqi

Botë

Botë/ Gazetarja shpërthen në lot gjatë raportimit pas tërmetit në Turqi

news image

Gazetarja e televizionit CNN Turk, gjatë raportimit nga qyteti i Elazig që u godit mbrëmë nga një tërmet i fuqishëm, nuk i mbajti dot lotët dhe shpërtheu duke qarë.

Ajo po raportonte direkt nga terreni punën që po bëhej nga kërkim shpëtimi poshtë nën rrënojat e një ndërtese. “E kam të pamundur të mos prekem. Ju kërkoj shumë ndjesë”, dëgjohet të thotë ajo.

Ndërsa në sfond dëgjohet thirrja e bërë nga ekipi i kërkim shpëtimit, që u kërkon njerëzve që presin me ankth të rrinë në qetësi, pasi duan të dëgjojnë zërat që mund të vijnë nga rrënojat./Gazeta Sinjali/