Natalia Eskudero, një gazetare për RTVe, festoi në televizor teksa zbuloi se lotaria që po prezantonte i ishte dhënë një pjesë edhe asaj.
Hedhja e një prej lotarive më të mëdha në botë u mbajt më 22 Dhjetor, dhe gazetarja fitoi 5 mijë euro.
Lotaria spanjolle, “El Gordo”, është shumë e popullarizuar në vend dhe çmimi i madh ka arritur deri në 1 miliardë euro.
Ata kanë një sistem që bën që një kioskë e vetme të dalë me shumë bileta fituese. Kjo krijoi një situatë të pazakontë në vitin 2011, kur 250 banorët e një fshati fituan të gjithë lotarinë, me nga 100 mijë euro për biletë, përveç njërit, i cili ishte i ardhur aty dhe nuk ishte familjar me këtë traditë spanjolle. /Gazeta Sinjali/