image Gazetarja i referohet Berishës, Rama: Ndjesë pastë

Shqipëri

Gazetarja i referohet Berishës, Rama: Ndjesë pastë

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ishte sot në Vlorë duke marrë pjesë në konferencën “Drejt së Ardhmes: Qyteti im, Shtëpia ime”.

Rama ndaloi edhe në Darëzezë për të inaguruar një rrugë. Teksa fliste në konferencë, një numër i madh gazetarësh e pritën atë jashtë me qëllim marrjen e një përgjigjeje për procesin e zgjedhjes së Presidentit.

Por, në momentin që Rama ndaloi, gazetarët e pyetën atë në lidhje me një deklaratë të Berishës duke marrë një përgjigje tipike.

Biseda mes tyre:

Gazetarja: Berisha nga Vlora tha…

Rama: Kush është ky?

Gazetarja: Ai

Rama: Kush pra?

Gazetarja: Berisha

Rama:  Ndjesë Pastë!

/GazetaSinjali/