image Gazetarja e CNN shpërthen në lot pas tërmetit të sotshëm në Turqi: Ishte tepër i fortë

Botë

Gazetarja e CNN shpërthen në lot pas tërmetit të sotshëm në Turqi: Ishte tepër i fortë

news image

Dy tërmete të forta me magnitudë 6.4 dhe 5.8 kanë goditur në mbrëmje provincën Hatay në Turqi.

Gazetarja e CNN-it turk, Buse Deviren, e cila po raportonte drejtpërdrejt reagimet nga një kamp ku strehoheshin të mbijetuarit e tërmetit të 6 shkurtit që goditi Turqinë dhe Sirinë, shpërtheu në lot gjatë transmetimit të saj të drejtpërdrejtë pas tërmeteve të mbrëmjes së sotme.

Ajo tha se gjatë tërmetit janë përmbysur sobat në çadra dhe njerëzit po iknin.

Filloi paniku. “Toka po dridhej nën këmbët tona. Ne po dridheshim jashtëzakonisht shumë. Ishte një tërmet tepër i fortë. Nuk ishte si pasgoditje”, tha ajo. 

/GazetaSinjali/