Një gazetar holandez i cili ishte duke raportuar u tërhoq zvarrë nga një zyrtar kinez i sigurisë, në mes të një transmetimi të drejtpërdrejtë, gjatë ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore Pekin 2022.
Pamjet nga transmetuesi publik holandez NOS treguan se si disa zyrtarë sigurie rrethojnë reporterin, Sjoerd den Daa, kur njëri prej tyre e kapi me forcë, teksa ai qëndronte jo shumë larg stadiumit të Folesë së Zogjve në kryeqytetin kinez.
“Fatkeqësisht, ky është gjithnjë e më shumë realiteti i përditshëm për gazetarët në Kinë”, shkroi më vonë gazeta holandeze, duke shtuar se gazetari i tyre, Den Daas është mirë dhe për fat të mirë kishte mundësi ta përfundonte prononcimin e tij.
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka thënë se kjo ishte një ngjarje e izoluar dhe nuk do të ndikojë në raportimin e mediave të huaja për Lojërat Olimpike Dimërore, raporton e përditshmja Guardian.