image Gazetari serb i zhgënjyer i drejtohet Kurtit: Ku je o bac, hajde flasim për serbët e Kosovës

Politikë

Gazetari serb i zhgënjyer i drejtohet Kurtit: Ku je o bac, hajde flasim për serbët e Kosovës

news image

Gazetari serb, Bransilav Kërstiq ka shprehur zhgënjimin e shqetësimin e tij ndaj kryeministrit të vendit, Albin Kurti. Kërstiq u shpreh se ka pasur shpresë të madhe te kryeministri kur ai erdhi në pushtet.

Por, me situatën që ka krijuar në veri dhe sigurisë së jetës atje, ai ka pësuar zhgënjimin e madh ndaj tij.

“Unë jam qytetar i zakonshëm i këtij shteti, kjo është arsyeja nuk kam asgjë kundër Kurtit. Ai është reformatori im. E kam pas një shpresë të madhe kur ka ardh në pushtet. Jo veç i zhgënjyer por edhe i shqetësuar. Jam duke jetuar në veri me fëmijët e mi, çfarë ardhmërie kanë fëmijët e mi atje në veri? Sepse Prishtina e ka dorën në procesin e destabilizimit të veriut. Çfarë atmosferë janë duke u rritë fëmijët e mi? Jam thjesht i shqetësuar.”, tha ai.

Tutje, ai ka pasur një kërkesë për kryeministrin Kurti që të mos shprehet se ka takuar serbët e veriut, por që nuk duan të fotografohen, duke e ftuar publikisht për takim.

“Dhe thjesht kërkoj nga kryeministri im ku je o bac hajde flasim për atë bisedimin brenda komunitetit serb edhe deri ku kemi ardh, hajde. Ka dal Branislavi, Zdravko, nuk dëshirojnë foto, bac çka është kjo? Për mua është e papranueshme. Unë e di më pak se 15 njerëz që pranojnë me dal edhe me u fotografu edhe me Kurtin e me dal edhe para mediave, jo kemi pas takim suksesshëm, kemi pas takim jo suksesshëm, një proces shumë i gjatë. Faleminderit shumë nga kryeqeveria jonë. Ka njerëz, por nëqofse nuk kanë informata.”, tha ai në Kanal10.

/GazetaSinjali/