Kryeredaktori i gazetës së pavarur Novaya Gazeta, Dmitry Muratov, do ta vendosë në ankand medaljen e tij të Çmimit Nobel, në mënyrë që të mbledh fonde për refugjatët ukrainas, të cilët kanë ikur për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
Këtë njoftim e bëri Muratov, i cili është nderuar me Çmimin Nobel për Paqe më 2021 për betejën e tij që të ruajë të vërtetën si gazetar.
Muratov ka thënë se “U bëj thirrje grupeve të ankandeve, që janë të interesuara për këtë çmim të njohur në gjithë botën, të na kontaktojnë neve, përcjell Radio Evropa e Lirë.
Muratov dhe Novaya Gazeta kanë bërë të ditur këtë njoftim, duke bërë thirrje edhe për zbatim të pesë masave në Ukrainë:
- Armëpushim,
- Shkëmbim të të burgosurve,
- Riatdhesimin e të vdekurve,
- Krijimin e korridoreve humanitare dhe
- Ofrimin e ndihmës për refugjatët”.