image Gazetari serb që botoi librin për krimet në Kosovë: Vuçiqi një nga protagonistët kryesor

Rajon

Gazetari serb që botoi librin për krimet në Kosovë: Vuçiqi një nga protagonistët kryesor

news image

Gazetari dhe dramaturgu Rade Radovanoviq, ka thënë për N1, se 95 për qind e njerzëve nuk kanë ide se çfarë ka ndodhur në luftën e Kosovës.

Siç thotë ai, në libër përshkruhen faktet dhe të gjithë aktorët janë personalitete krejtësisht autentike. Ai tregon se si mbijetuan civilët serbë dhe shqiptarë gjatë luftës në Kosovë.

Mes tjerash, Radovanoviq tregon se si presidenti aktual i Serbisë, ka luajtur një rol të rëndësishëm në krejt këto ngjarje.

Aleksandar Vuçiq është një nga heronjtë kryesorë të librit tim, por siç ishte atëherë”, tha Radovanoviq në emisionin Novi dan.

Ai thotë se serbët në Kosovë sot nuk kërcënohen nga autoritetet në Prishtinë, por nga kriminelët e organizuar që janë “të lidhur ngushtë” me regjimin e Vuçiqit.

Radovanoviq beson se shumica e njerëzve nuk e shohin dhe nuk duan ta shohin atë që ndodhi gjatë luftës në Kosovë, se e vërteta ka një “trajtim të veprimeve apo qëndrimeve armiqësore” dhe kriminelët e luftës janë “në mesin tonë“.

Ai tha gjithashtu se Marrëveshja Ushtarako-Teknike në Kumanovë e 9 qershorit dhe Rezoluta 1244, e cila më pas u miratua, paraqet kapitullim në dy akte.

Sipas marrëveshjes, ushtria dhe policia serbe duhej të tërhiqeshin për rreth 12-13 ditë, pas së cilës humbën jetën rreth 1500 serbë.

Po ashtu, beteja në Koshare, përvjetori i së cilës së fundmi u shënua, vazhdoi edhe një ditë, edhe pse marrëveshja ishte nënshkruar, tha Radovanoviq.

Gjithsej 13.500 njerëz humbën jetën dhe u zhdukën në Kosovë, nga të cilët rreth 11.000 shqiptarë dhe rreth 2.500 serbë“, tha Radovanoviq.

Sipas tij, pesë botues refuzuan të shtypnin librin përpara se njëri të thoshte se do të rrezikonte.

I pyetur se pse e vërteta është e rrezikshme, ai thotë: “Sepse këtu nuk mbijetojnë vetëm gënjeshtra, por edhe qeveria“.

Duke komentuar situatën aktuale, ai thotë se Serbia me sa duket po shkon në “ndonjë federatë ruso-aziatike”.

Sipas tij, duket si një “realitet i realizueshëm” që “interesi dhe ndikimi i Putinit” të realizohet në Serbi dhe të bëhet “politikisht neutrale”.

/GazetaSinjali/