image Gazetarët dhe kameramanët ndalohen të fotografojnë dhe të incizojnë në Kuvend

Kosovë

Administrata/ Gazetarët dhe kameramanët ndalohen të fotografojnë dhe të incizojnë në Kuvend

news image

Kuvendi i Kosovës e ka ndaluar fotografimin dhe videoincizimin në Kuvendin, praktikë kjo që ka qenë fare e zakonshme në legjislaturat e kaluara.

Kjo ndalesë është rikujtuar nga administrata e Kuvendit sot, kur do të mbahet seanca konstituive e legjislaturës së shtatë nga ora 15:00, shkruan Gazeta Sinjali.

Njoftimi i plotë:

Njoftim lidhur me prezencën e mediave në hapësirat e Kuvendit

Duke pasur parasysh dhe mirëkuptuar interesimin e madh medial dhe publik në përgjithësi për seancën e sotme konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës, për hir të mbarëvajtjes së saj dhe respektimit të rregullit në Kuvend, kërkojmë nga të gjithë përfaqësuesit e mediave që do të jenë prezentë në hapësirat e Kuvendit, t’i përmbahen Rregullores në fuqi për rendin dhe qasjen e mediave dhe të publikut në punën e Kuvendit.

Me theks të veçantë, dispozitave që lidhen me fotografimin dhe xhirimin në hollin e Kuvendit të Kosovës (Rregulla 10, pika 7) dhe dispozitave të tjera përkitazi me qasjen e mediave në Kuvend.

Gjatë seancës, përfaqësuesit e mediave do të qëndrojnë në galerinë e sallës plenare, ndërsa hyrja do të bëhet në orën 14:30.