image Danimarka paralajmëron mbrojtjen e “çdo centimetri” të territorit pas deklaratave të Trumpit për Groenlandën

Evropë

Danimarka paralajmëron mbrojtjen e “çdo centimetri” të territorit pas deklaratave të Trumpit për Groenlandën

news image

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, ka deklaruar se vendi i saj është i gatshëm të mbrojë “çdo centimetër” të territorit të tij, pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, riktheu pretendimet për marrjen nën kontroll të Groenlandës.

Duke folur nga Samiti i NATO-s në Ankara, Frederiksen përsëriti se Groenlanda nuk është në shitje dhe theksoi se sovraniteti i Danimarkës nuk vihet në diskutim.

“Ne do të mbrojmë Mbretërinë e Danimarkës. Jemi të gatshëm të mbrojmë çdo centimetër të NATO-s, përfshirë territorin tonë”, deklaroi ajo.

Më herët gjatë ditës, Trump tha se Groenlanda mbetet një çështje me rëndësi strategjike për Shtetet e Bashkuara.

“Groenlanda është një problem i madh për ne. Na duhet për mbrojtjen e botës, jo vetëm të Shteteve të Bashkuara. Është shumë e rëndësishme. Kjo nuk e ndihmon Danimarkën”, u shpreh presidenti amerikan.

Frederiksen iu përgjigj deklaratave të Trumpit duke theksuar se “ne jemi një shtet sovran dhe presim që të gjithë të respektojnë integritetin tonë territorial dhe sovranitetin tonë”.

Ajo shtoi se Neni 5 i Traktatit të NATO-s, që garanton mbrojtjen kolektive të vendeve anëtare, mbetet garancia më e madhe e sigurisë për Danimarkën.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/