Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besa Gaxherri ka thënë se ka 99% mundësi që të gjithë deputetët të jenë të infektuar me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.
Gjatë seancës ku po diskutohej për menaxhimin dhe parandalimin e COVID-19, Gaxherri ka thënë se duhet të testohen të gjithë deputetët.
“Unë mendoj se të gjithë deputëtët janë të ekspzozuar ndaj COVID-it dhe duhet të gjithë deputetët me u testu. Ish dashtë këtu me qenë ekipi shëndetësor dhe të gjithëve me na testu. Asnjë deputet këtu nuk është që s’e ka shancën 99% me qenë i infektuar. Dhe prandaj ish dashtë me qenë ata këtu, me na i marrë mostrat, jo me shku ne nëpër Infektiva atje ose nëpër ku ta di unë, por të gjithë këtu të testohemi, ta shohim kush është i infektuar dhe të marrim masa”, ka thënë ajo.
Gaxherri gjithashtu ka treguar se ka kërkuar që të testohet për koronavirus, por nuk është testuar ende nga ekipet e IKSHPK-së. /Gazeta Sinjali