Gavi ka rinovuar zyrtarisht kontratën me Barcelonën.
Mesfushori spanjoll ka nënshkruar kontratë të re me Barcelonën deri në qershor 2026 me klauzolë lirimi prej 1 miliard euro.
Pas nënshkrimit të kontratës, ai ka deklaruar se kjo është diçka që e ka ëndërruar që kur ishte i ri.
“Jam shumë i lumtur këtu, kështu që është diçka që e kam ëndërruar që kur isha i ri.
“Familja ime, agjenti im dhe unë e kemi gjithmonë të qartë se duam të kemi sukses këtu te Barcelona”, ka deklaruar ai.