image Gati 50 aksidente dhe mbi 1 mijë gjoba të shqiptuara dje në Kosovë

Kosovë

Statistikat/ Gati 50 aksidente dhe mbi 1 mijë gjoba të shqiptuara dje në Kosovë

news image

46 aksidente kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në Kosovë, të cilat janë regjistruar nga Policia e Kosovës. Për fat, asnjë nga aksidentet nuk ka rezultuar fatal për ndonjë person.

Nga 46 aksidente, 19 janë shënuar me persona të lënduar, ndërkaq 27 me dëme materiale.

Për parandalimin e aksidenteve dhe si ndëshkim për thyerjen e rregullave në komunikacion, Policia dje ka shqiptuar 1 mijë e 37 gjoba trafiku.

28 është numri i personave të arrestuar nga Policia në Kosovë gjatë së shtunës. Në mbajtje dje janë dërguar 21 persona, ndërkaq dy në vuajtje të dënimit. /Gazeta Sinjali/