image Gastronomi që vdiq pas një aksidenti të rëndë varroset sot

Sociale

Gastronomi që vdiq pas një aksidenti të rëndë varroset sot

news image

Sot varroset gastronomi kosovar, Agron Uka, i cili vdiq pas një aksidenti të rëndë.

I ndjeri do të varroset në orën 15:30, në varrezat e qytetit të Ferizajt.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij, përmes postimeve në rrjete sociale.

Për vdekjen e tij kishte njoftuar Shoqata e Gastronomëve.

“Agroni ka qenë një gastronom i suksesshëm, energjik dhe i devotshëm, duke i dhënë shije të veçantë dhe vlerë Ferizajit”, thuhej ndër të tjera në njoftimin e tyre.

/GazetaSinjali/