Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka nisur protestën e paralajmëruar. Kjo protestë është si kundërpërgjigje për Qeverinë e Kosovës ndaj masave të reja antiCOVID.
Protesta është nisë nga “Rruga B” e pritet të vazhdojë deri para objektit të Qeverisë së Kosovës.
Gastronomët nuk janë të kënaqur me masat e reja antiCOVID që i ka miratuar qeveria e Kosovës.
Sipas masave të fundit, ora policore të zhvendoset nga 00:00 deri në 05:00.
Ndryshimi tjetër ishte edhe ndryshimi i orarit të punës së gastronomisë, ku puna u lejohet deri në orën 23:00.