image Gastronomët paralajmërojnë protestë nëse masat anti-COVID nuk ndryshojnë deri të premten

Kosovë

Gastronomët paralajmërojnë protestë nëse masat anti-COVID nuk ndryshojnë deri të premten

news image

Përfaqësuesit e Shoqatës së Gastronomëve gjatë ditës së sotme janë takuar me u.d. të Ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha, ku kanë diskutuar rreth masave anti-COVID, shkruan Gazeta Sinjali.

Nga kjo shoqatë përmes një postimi në Facebook kanë treguar se kanë kërkuar që të lirohen masat që janë në fuqi.

“Kërkesa jonë dhe presioni i vazhdueshëm që jemi duke e bërë që më shumë se një muaj është lirimi i masave që janë në fuqi.  Bashkarisht u zotuam dhe marrim përgjegjësi për respektimin e këtyre masave, me ç’rast edhe po e shohim që është evidente edhe nga gjendja e rehabilituar epidemiologjike që është tani”, shkruhet në njoftim

Sipas kësaj Shoqate, masat pritet që do të lirohen gradualisht, megjithëse thuhet se nëse nuk do të ketë ndryshime deri të premten, të shtunën do të mblidhet Këshilli Drejtues i SHGK-së për të vendosur rreth shqyrtimit të protestës dhe padëgjueshmërisë së gastronomisë.

“Masat pritet që do të lirohen gradualisht, mirëpo në rast se nuk do të ketë ndonjë ndryshim deri këtë të premte më dt. 22/10/2021 në Mbledhjen e Qeverisë, atëherë të Shtunën me dt. 23/10/2021 do të mblidhet Këshilli Drejtues i SHGK-së për të vendosur rreth shqyrtimit të protestës dhe padëgjueshmërisë së gastronomisë!”, theksohet tutje nga gastronomët. /Gazeta Sinjali/