image Gastronomët vazhdojnë t’i kundërshtojnë masat kundër COVID-19: Do t’i drejtohemi parlamentit

Sociale

Gastronomët vazhdojnë t’i kundërshtojnë masat kundër COVID-19: Do t’i drejtohemi parlamentit

news image

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës do t’i drejtohet Kuvendit të Kosovës.

Petrit Kllokoqi, si kryetar i saj, ka konfirmuar se kërkesa që kanë për deputetët lidhet me masat e marra nga qeveria për luftimin e pandemisë së COVID-19, të cilat, sipas tyre, janë të përshtatshme.

“Masat i kemi respektuar. Më e dhimbshmja është që kanë refuzuar të takohen me ne. Do t’u drejtohemi deputetëve që të na nxjerrin nga kjo situatë – pozitë e opozitë”, është shprehur Kllokoqi në emisionin ‘Portofol’ në Klan Kosova FM.

“Masat i kemi kundërshtuar sepse na është ndaluar e drejta për punë. Nuk jemi subvencionuar ekonomikisht, si pagat e punëtorëve, qiraja apo ulja e TVSH-së, e cila nga tetë përqind u rrit në 18 përqind. Është e padrejtë që të shkurtohet orari i punës pa subvencionim. Masat e fundit janë të ekzagjeruara”.

Sipas tij, bizneset e gastronomisë do të duhej të përkraheshin financiarisht, duke u arsyetuar me rritjen ekonomike që ka pasur gjatë vitit 2021. /GazetaSinjali/