image Gastronomët pezullojnë protestën, presin vendimin e Qeverisë

Kosovë

Gastronomët pezullojnë protestën, presin vendimin e Qeverisë

news image

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës kanë përshëndetur qëndrimin e marrë nga mbledhja e djeshme të Komitetit për koordinim dhe vlerësimin e situatës emergjente me COVID-19, në të cilin ishte e pranishme.

Sipas tyre rekomandimet e këtij komiteti ishin që masat sa i përket orarit të punës dhe qarkullimit të personave fizikë duhet që të lehtësohen. Kjo me arsye sepse vlerësimet e fundit lidhur me gjendjen e përhapjes së COVID-19, tregojnë se ka përmirësime të dukshme dhe ulje të numrit të rasteve pozitive.

Rekomandimet e tyre u mbështetën edhe nga Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj i cili u zotua që vendimi i Qeverisë së Kosovës do të jetë pozitiv, pasi që sipas tij, vendimet i marrin gjithnjë në përputhje me rekomandimet e komitetit.

SHGK nëpërmjet secilit organizim, takim apo mbledhjeje të realizuar, ka kërkuar që masat sa i përket orarit të punës dhe qarkullimit të personave fizikë të shtyhen deri në ora 12:00, e po ashtu ka kërkuar që aktivitetet e shërbimeve në hapësira të brendshme të lejohen sa më shpejtë. Në bazë të këtyre zhvillimeve, kemi vendosur që protesta e caktuar të premten të pezullohet deri në marrjen e vendimit të Qeverisë, të hënën me datën 28.09.2020.

Në rast të mos marrjes së këtij vendimi, atëherë të hënën do të ju njoftojmë lidhur me datën dhe kohën e mbajtjes së kësaj proteste, me organizim dhe mbështetje sa më të madhe”, thuhet në njoftim.

Më tej ata shkruajnë se garantojnë sektorin e gastronomisë se me të gjithë kapacitetin që kanë, nuk do të ndalen asnjë ditë. “Ju falënderojmë për mbështetjen tuaj dhe zotohemi që kjo sfidë do të kalohet me pasoja sa më të vogla”, përfundon shkrimin kjo shoqatë./ Gazeta Sinjali /