image Gastronomët pas pak shkojnë në qeveri për t'u takuar me zëvendëskryeministrin - Sinjali

Gastronomët pas pak shkojnë në qeveri për t’u takuar me zëvendëskryeministrin

news image

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës do t’ia paraqesë qeverisë shqetësimet e tyre rreth humbjeve nga masat kufizuese kundër koronavirusit.

Gastronomët në orën 14:00 do t’i takojë zëvendëskryeministri Besnik Tahiri.

Ata dje përmes një konference për media kanë paralajmëruar veprime në kërkim të përkrahjes institucionale. Gastronomët thanë se sektori i tyre është më i godituri nga pandemia, por edhe nga mospërkrahja e shtetit që ua mbylli lokalet.

Pavarësisht se po thonë se janë goditur keq nga kriza e pandemisë, qeveria u ka kërkuar gastronomëve që t’i paguajnë tatimet ose përndryshe do të ndëshkohen.

Ata dje kanë paraqitur kërkesat që të:

– Lejohet puna me orar të rregullt dhe të merren masa ndaj bizneseve që nuk respektojnë masat e kërkuara për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, e jo të ndërshkohen mijëra biznese;
– Të rishikohet manuali dhe të bëhet i implementueshëm në praktikë, duke zbatuar rregullin tashmë të njohur globalisht për ndarje të hapesires 8m2 për person
– Të subvencionohet pjesa e qirave në vlerë 50%
– Të subvencionohen pagat në vlerën e pagës minimale të sektorit
– Të shtyhet pagesa e obligimeve tatimore në nivel qendror dhe lokal
– Të krijohen lehtësira fiskale, përfshire uljen e TVSH-së për HoReCa nga 18% ne 8%
– Të mundësohet riprogramimi i kredive me greis periudhë 1 vjeçare;

Këto kërkesa do t’ia paraqesin në takim edhe zëvendëskryeministrit. /Gazeta Sinjali


Shpërndaje artikullin