image Gastronomët paralajmërojnë kundërshtim të masave që merren pa konsultim me ta

Biznes

Gastronomët paralajmërojnë kundërshtim të masave që merren pa konsultim me ta

news image

Shoqata e Gastronomëve ka mbajtur sot mbledhje, gjatë së cilës janë diskutuar disa propozime që do t’i paraqiten Ministrisë së Shëndetësisë, sa u përket masave të reja antiCOVID.

Zyrtari ligjor i kësaj shoqate, Arian Vranica, tha për Gazetën Sinjali se kanë kërkuar takim me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, të cilit do t’i paraqesin propozimet e tyre, të cilat refuzoi t’i bëjë publike.

Ai tha se kjo shoqatë do t’i pranojë vetëm ato masa të cilat do të merren në konsultim dhe bashkëpunim me Shoqatën e Gastronomëve, të tjerat tha se do të kundërshtohen.

“Nëse (ministria) vendos njëanshëm, pa u konsultuar me neve, natyrisht se do të ketë kundërshtim me anë të mjeteve demokratike. Mirëpo, nëse vendosim bashkërisht, atëherë do të jetë ndryshe”, tha Vranica./Gazeta Sinjali/