image Gastronomët kërkojnë rifillimin e punës në klubet e natës

Sociale

Gastronomët kërkojnë rifillimin e punës në klubet e natës

news image

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj është takuar sot me një grup të përfaqëusesve të gastronomisë.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i shoqatës së gastronomëve, Petrit Kllokoqi.

Ai tha se janë të gatshëm që ta zbatojnë manualin e ministrisë.

“Ne në takim me ministrin i shprehëm gatishmërinë për implementin e Manualit që e ka përgatitur Ministria e Shëndetsisë, dhe jemi në gjendje t’i përmbahemi plotësisht. Ne e kuptojmë që situata në Kosovë me Covid-19 është jo e mirë mirëpo gjendja ekonomike është edhe më alarmante”, ka shkruar Kllokoqi në Facebook.

Sipas Kllokoqit, Kosova e ka diasporën “infuzion kryesor financiar”.

“Kosova infuzionin kryesor financiar e ka diasporën dhe me remitencën e marrë gjatë verës jeton për 10 muaj të tjerë” ka shkruar ai.

Ai gjithashtu ka shkruar gjithashtu s me hapjen e aeroporteve kërkojnë edhe fillimin e punës në klubet e natës./GazetSinjali/