image Gastronomët kërkojnë hapjen e terracave të diskotekave

Biznes

Gastronomët kërkojnë hapjen e terracave të diskotekave

news image

Tashmë është bërë kohë e gjatë prej kur Qeveria e Kosovës mori vendim që të mbyllen diskotekat dhe sallat e dasmave, si masë për parandalimin e përhapjes së COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Por, duke qenë se sezona e verës tani po fillon, gastronomët po kërkojnë më shumë lehtësira në këtë sektor.

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi, tha se kërkojnë plan urgjent për veprimtarinë e lidhur me zbatimin e masave antiCOVID gjatë këtij sezoni.

Ai tha se kërkojnë që së paku të fillojnë hapjen e terracave për klubet e natës dhe sallat e dasmave, dhe pastaj gradualisht duke lejuar edhe hapjen totale të tyre.

“Shqipëria po shkon drejt hapjes totale dhe nuk na ka lënë neve mundësi tjera kreative për me bo. Për ne e drejt më është veç hapja totale. Duke pasur parasysh që s’jemi të vaksinuar sikurse Shqipëria atëherë po kërkojmë prej qeverisë që së paku të fillojmë të hapim terracat për klubet e natës dhe sallat e dasmave. T’i shikojmë se si do të shkojnë numrat për tre javë dhe pastaj të shkojmë për hapjet edhe brenda’, tha Kllokoqi për RTK-në.

Ministria e Shëndetësisë nuk ka dhënë ende përgjigje lidhur me këtë çështje./Gazeta Sinjali/