Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se vendimi i presidentit Hashim Thaçi për të kërkuar mandatarin nga VV-ja është i drejtë dhe në vijë me Kushtetutën e Kosovës.
‘’Vendimi i Thaçit është i drejtë, edhe pse nuk dua kurrë të pajtohem me këtë njeri, sepse edhe në bazë të vendimit kur zonja Jahjaga kishte kërkuar mendim nga kushtetuesja në vitin 2014, sqarohet çështja e mandatarit dhe e mocionit’’, tha Gashi.
Gashi gjithashtu ka theksuar se askush nuk i ka fituar zgjedhjet që të qeverisë vetëm dhe se Kurti nuk ka të drejtë të bllokojë vendin.
‘’Ne kemi arritur 50% së bashku me VV-në, por edhe opozita ka 50% mos të harrojmë. Askush nuk i fitoi zgjedhjet për të qeverisur i vetëm. Veseli e mbajmë mend se e refuzoi mandatarin. Kurti nuk ka të drejtë të bllokojë vendin dhe institucionet’’, shtoi tutje ai në Pressing.
Ai deklaroi që qeveria është produkt i vendit dhe jo i popullit.
‘’Kurti ka të drejtën të formojë shumicën e re, nëse dëshiron. Kjo është logjika politike. Qeveria është produkt i vendit, jo i popullit. Kemi demokraci të tërthortë ku zgjedhen përfaqësuesit e ata e zgjedhin qeverinë’’ thotë Gashi./ Gazeta Sinjali/