Rep-artisti i njohur shqiptar me famë botërore, Gashi, ka reaguar ashpër ndaj mediave të Kosovës pasi lajmeve se artisti do të ndërrojë emrin.
Këtë reagim artisti e ka bërë përmes rrjetit social Instagram, ku numëron mbi 1 milion ndjekës, transmeton Gazeta Sinjali.
“Jam duke tentuar t’i them prindërve të mos e lexojnë shtypin e Kosovës sepse është i parëndësishëm dhe bërllok. Albumi im ka zënë pozitën e parë dhe nuk kanë shkruar asgjë, por në momentin që them se dua ta ndërroj emrin ata shkruajnë një libër të tërë negativ për mua…. të gjithë jeni bërllok!!!! Kushdo që e ka shkruar duhet t’i vie turp”, ka shkruar në gjuhën angleze Gashi.
Kujtojmë se rep-artisti një ditë më parë përmes rrjetit social Twitter, kishte thënë se do të ndërronte emrin e tij.
“Do ta ndërroj emrin këtë javë… Larry Gashi vetëm… jo më Labinot. Më fal mami dhe babi.”
Ndryshe, “Safety” në bashkëpunim me DJ Snake është projekti i fundit muzikor i Gashit që është publikuar me videoklip. Kënga deri më tani numëron mbi 1 milion klikime në kanalin YouTube./Gazeta Sinjali/