image Gashi tregon se kujt i dedikohet kënga “Mr. Ferrari”

Bota e Yjeve

Showbiz/ Gashi tregon se kujt i dedikohet kënga “Mr. Ferrari”

news image

Rep-artisti i njohur shqiptare me famë botërore Gashi, ka publikuar projektin më të ri muzikor “Mr. Ferrari”.

Kënga qysh në orët e para ka marrë komente të shumta pozitive nga fansat e muzikës së tij, transmeton Gazeta Sinali.

Së fundmi përmes rrjetit social Instagram, Gashi ka bërë të ditur se kujt i dedikohet kjo këngë.

Kjo këngë është krijuar kur unë isha dashuruar në personin e gabuar…prindërit e saj nuk na lejonin të ishim bashkë për shkak që nuk kasha para…Unë u pata paraqitur te dasma e saj kur pata nënshkruar një marrëveshje me Ferrarin, por ishte një ndjenjë e mirë që t’i lë të shikojnë teksa largohem me të për shkak se jam kaq i ligë…”, ka shkruar ai në mbishkrimin e videos së publikuar.

Gashi nuk ka bërë të ditur se për cilën vajzë bëhet fjalë dhe mbetet të shihet nëse kënga do të pëlqehet nga publiku./Gazeta Sinjali/