image Gashi thotë se Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike votohet javën e ardhshme

Politikë

Gashi thotë se Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike votohet javën e ardhshme

news image

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka thënë se javën e ardhshme do të votohet në lexim të dytë Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai ka thënë se është përgjegjësi edhe e opozitës kalimi i këtij ligji I cili do të ndihmonte dukshëm bizneset dhe qytetarët e vendit.

Gjithashtu, Gashi në TV Dukagjini ka thënë se gjasat më të mëdha për t’u bërë president i vendit i ka Isa Mustafa.

Por, sipas tij posti i presidentit duhet të jetë në pajtim dhe koordinim mes të gjitha partive politike. /Gazeta Sinjali/