image Gashi: Taksa të hiqet, politika dhe diplomacia kosovare dështuan ta arsyetojnë

Kosovë

Kuvendi/ Gashi: Taksa të hiqet, politika dhe diplomacia kosovare dështuan ta arsyetojnë

news image

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka rikujtuar se heqja e taksës ndaj mallrave serbe ka qenë zotim i dy partnerëve të koalicionit në fushatën zgjedhore.

Gashi ka thënë se taksa duhet të hiqet në bashkërendim me ndërkombëtarët, “duke i njoftuar ata me pengesat ekonomike dhe politike që Serbia po i ndërmerr ndaj Kosovës”, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai theksoi se qytetarët duan që taksa të hiqet, derisa shtoi se politika dhe diplomacia kosovare kanë dështuar ta arsyetojnë taksën.

“Presioni ndërkombëtar nga aleatët tanë kryesor për të përmbyllur bisedimet me një marrëveshje finale me Serbinë është rritur dukshëm. Megjithëse tarifa kishte një tjetër objektiv, ajo u vlerësua si pengesë e dialoguut dhe u përdor nga Serbia… Politika dhe diplomacia kosovare kanë dështuar ta arsyetojnë tarifën 100%”, ka thënë Gashi.

“Me synim përmbylljen e procesit të dialogut dhe marrëveshjen finale me Serbinë, LDK synon të bashkëpunojë dhe të bashkërendoj mendimet me aleatët tanë, në radhë të parë me SHBA-në, duke i njoftuar ata me pengesat ekonomike dhe politike që Serbia po i ndërmerr ndaj Kosovës”, ka thënë mes tjerash shefi i Grupit Parlamentar i LDK-së. /Gazeta Sinjali/