image Gashi së shpejti me një bashkëpunim muzikor me artistin e muzikës ‘Rock’

Bota e Yjeve

Gashi së shpejti me një bashkëpunim muzikor me artistin e muzikës ‘Rock’

news image

Reperi i njohur shqiptar, Gashi njofton se së shpejti do ta publikojë albumin e tij më të ri.

Përmes një postimi të ndarë në llogarinë tij, Instagram, tregon se albumi i tij lansohet brenda katër ditëve.

Më tej, i njëjti thekson se në të është e përfshirë një këngë për të ëmën e tij dhe një bashkëpunim me artistin e saj të preferuar, Sting.

https://www.instagram.com/p/CDbuzKvlKrM/?utm_source=ig_embed

“Albumi im lansohet edhe katër ditë, ka një këngë në album që unë e shkrova për nënën time dhe unë mora një nga artistët e saj të preferuar dhe timin, vet legjendën Sting. Jam shumë krenar me të dhe shpresoj që të gjithë ta shijoni”, ka shkruar Gashi.

Ndërkaq, reperi me prejardhje shqiptare vetëm ditë më parë solli një nga këngët e albumit të ri të titulluar “Lies”. /Gazeta Sinjali/