image Gashi publikon bisedë private me babain: Koronavirusi nuk është për shqiptarët

Showbiz/ Gashi publikon bisedë private me babain: Koronavirusi nuk është për shqiptarët

news image

Koronavirusi tashmë ka ngjallur frikë të madhe tek të gjithë njerëzit në botë, teksa në Amerikë numri i të vdekurve ka shkuar në gjashtë.

Frikën nga kjo sëmundje vdekjeprurëse nuk e ka fshehur as reperi shqiptar që jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Labinot Gashi i njohur me emrin artistik si Gashi.

Ai së fundmi në llogarinë e tij personale, Instagram, ka publikuar një bisedë të shkëputur nga rrjetet sociale me babain e tij, të cilit i tregon se një person në qytetin e New York-ut është prekur nga ky virus.

Ndërkohë që një përgjigje nuk ka munguar as nga i ati duke thënë, “Mos u brengos, koronavirusi nuk është për shqiptarët”.

https://www.instagram.com/p/B9QO5LJlElF/?utm_source=ig_embed

Në anën tjetër, Gashi aktualisht është duke shijuar suksesin e projektit “Safety” që e solli javë më parë në bashkëpunim me Chris Brown.