image Gashi: Partia e Kurtit votoi që nga buxheti i shtetit të paguhen faturat e energjisë në Veri

Politikë

Gashi: Partia e Kurtit votoi që nga buxheti i shtetit të paguhen faturat e energjisë në Veri

news image

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike, Arben Gashi, ka kritikuar deputetët e pozitës për votimin në Kuvend që miraton rekomandimet për mbulimin e pagesës së rrymës në veri të vendit, shkruan Gazeta Sinjali.

“Dikur çirreshin dhe mallkonin nga Kuvendi i Republikës dhe studiot televizive, që të mos paguheshin faturat për energjinë elektrike të shpenzuar nga Serbët në veri. Sot, partia e Albin Kurtit së bashku me Listën Serbe votuan që nga buxheti i shtetit të paguhen faturat e energjisë së shpenzuar nga Serbët në veri! Ku mbetën çirrjet, ku mbetën mallkimet, ku mbet konsistenca?! Foto që flet vet!!!”, shkroi Gashi në Facebook.

Sot, në Kuvendin e Kosovës kanë kaluar rekomandimet e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me kërkesën e NP KOSTT për sigurimin e mjeteve financiare për mbulimin e humbjeve në pjesën veriore të Kosovës. 68 deputetë kanë qenë të pranishëm në sallën e Kuvendit ndërkaq 61 kanë votuar pro.

Bëhet fjalë për 11 milionë euro të cilat do të ndahen nga KOSTT-i për komunat në veri për pagesën e rrymës. Kjo është bërë me propozim të shefes së GP të VV-së, Mimoza Kusari-Lila që KOSTT-i të marrë përgjegjësinë për pagesën e rrymës edhe për gjashtë muajt e ardhshëm në mënyrë që të mos obligohet Qeveria./GazetaSinjali/