image Gashi paralajmëron VV-në: Mjaft me shantazhe

Politikë

Gashi paralajmëron VV-në: Mjaft me shantazhe

news image

Shefi i GP i LDK-së, Arben Gashi, para mediave tha se Agim Veliu, Avdullah Hoti e Driton Selmanaj, kanë mirëkuptimin e partisë për veprimet e tyre, shkruan Gazeta Sinjali.

“Ata e kanë mirëkuptimin e plotë të LDK-së për veprimet. Jemi vend demokratik dhe bindjet ushtrohen në mënyrë të plotë. Askush nuk guxon të ushtrojë presion. Ajo që ka bërë mbrëmë Kusari Lila, duke na kërcënuar e shantazhuar është e padrejtë. Nëse vazhdojnë edhe sot, do të marrin përgjigje tjetër. Ka pasur mesazhe, kërcënime të ndryshme. Paralajmëroj VV-në, mjaft me shantazhe”, u shpreh ai. /Gazeta Sinjali/