image Gashi: Një kryeministër si Kurti s’i duhet Kosovës

Politikë

Gashi: Një kryeministër si Kurti s’i duhet Kosovës

news image

Shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi, ka deklaruar se një kryeministër si Albin Kurti nuk i duhet Kosovës.

Nëpërmjet një komunikate të LDK-së për Media, Gashi tha se situata nëpër të cilën po kalon vendi është delikate dhe kjo sipas tij kërkon sjellje të vetëdijshme politike dhe veprime në interes të vendit.

Sipas Gashit, kryeministri i vendit, Albin Kurti, për momentin ka një sjellje të paarsyeshme e sidomos me deklaratat për Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

“Një kryeministër i tillë s’i duhet Kosovës. Një sjellje e tillë e Kosovës me partnerët ndërkombëtarë s’na duhet hiç e hiç. Më shumë se kurrë na duhet uniteti i brendshëm dhe bashkëpunimi i palëkundur ndërkombëtar. Këto janë dy elemente që duhet ta qesin Kosovën në avantazh nëpër situatën në të cilën po kalojmë”, tha Gashi.

Ai tutje kërkoi nga institucionet e Kosovës që të sillen me përgjegjësi, teksa i dha përkrahje për punën e tyre gazetarëve, policëve e ushtarëve të KFOR-it.

“I dënojmë në mënyrë më të rëndë të mundshme veprimet huligane të disa prej huliganëve të ashtuquajtur protestues në veri”, tha Gashi.

/GazetaSinjali/