image Gashi: Në VV ka ish-LDK, ish-PDK, ish-terroristë dhe ish-ekstremista

Politikë

Gashi: Në VV ka ish-LDK, ish-PDK, ish-terroristë dhe ish-ekstremista

news image

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, është shprehur se në Lëvizjen Vetëvendosje nuk ekziston mendimi ndryshe, shkruan Gazeta Sinjali.

Gashi pati edhe kritika të ashpra për kandidatët për deputetë nga lista e kësaj partie.

“Aty nuk ka mendim ndryshe. Të gjithë e kanë një mendim dhe nuk guxojnë të deklarohen ndryshe. Aty ka ish-LDK. Ka edhe ish-PDK. Por edhe ish-terroristë dhe ish-ekstremista”, shtoi Gashi në T7.

Kur u pyet se kush prej kandidatëve në listën e VV-së janë ish-terroristë ai u shpreh se nuk përmend emra, por ata mund të zbulohen me hulumtime.

“Këta persona mund t’i verifikoni dhe mund t’i gjeni afërsinë e tyre me grupe të ndryshme terroriste”, tha ai./Gazeta Sinjali/