Labinot Gashi i njohur me emrin artistik si Gashi, është njëri ndër rep-artistët e njohur shqiptar me famë botërore.
Gashi krahas muzikës është tejet aktiv edhe në rrjetet sociale, në të cilat numëron miliona ndjekës, transmeton Gazeta Sinjali.
Së fundmi në profilin e tij në rrjetin social Twitter, ka shkruar për shqiptarët që u tronditën nga një tërmet mëngjesin e sotëm.
“Lutjet e mia shkojnë për të gjithë njerëzit në Shqipëri. Ende i shokuar nga këto lajme“, ka shkruar ai në gjuhën angleze.
Deri më tani mediat e Shqipërisë raportojnë se numri i viktimave nga tërmeti ka shkuar në 15, ndërsa raportohet se 28 persona janë shpëtuar deri më tani.
Për tërmetet tragjike që e goditën Shqipërinë, shumë shtete kanë nisur ekipet e tyre për ndihmë, në mesin e tyre edhe Kosova. Përveç tri ekipeve të FSK-së, në Shqipëri kanë shkuar edhe Policia e Kosovës. /Gazeta Sinjali/