image Gashi-Kurtit dhe Konjufcës: Publikojeni marrëveshjen me Serbinë dhe unë votoj kundër mocionit

Kosovë

Mocioni/ Gashi-Kurtit dhe Konjufcës: Publikojeni marrëveshjen me Serbinë dhe unë votoj kundër mocionit

news image

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se nuk është në dijeni për marrëveshjen të cilën po e përmend kryeministri Albin Kurti dhe ministri Glauk Konjufca për shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi.

Gashi ka kërkuar nga kryeministri Kurti dhe nga ministri i Punëve të Jashtme, Konjufca që ta publikojnë marrëveshjen e rrezikshme pë Kosovën.

Ai ka thënë se do të jetë i pari ai që do të votojë kundër në rast se ka fakte dhe argumente për këtë marrëveshje.

Replika e Konjufcës ndaj Gashit ishte se nuk është arsyeja e mocionit të Qeverisë, as Veliu e as taksa. /Gazeta Sinjali/