image Gashi: Kurti tenton të krijojë kriza në veri që të ketë me çfarë të mburret

Politikë

Gashi: Kurti tenton të krijojë kriza në veri që të ketë me çfarë të mburret

news image

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po përpiqet të krijojë kriza në veri të vendit, sipas tij, që të ketë diçka për çfarë të mburret në qeverisjen e tij trevjeçare.

“Në vazhdimësi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka tentuar të krijojë kriza në veri të vendit në mënyrë që të ketë për çfarë të mburret sepse asgjë në këtë qeverisjen e vet tashmë tre vjeçare nuk mund të quhet si sukses i tij”.

Kështu ka deklaruar shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Gashi ka kritikuar edhe deklaratat e kryeministrit Kurti, duke theksuar se duhet të jetë i kujdesshëm që të mos e frikësoj popullin për “interesa politike”.

“Sa i përket deklaratave të Kurtit lidhur me sigurinë, duhet të jemi të kujdesshëm në mënyrën sesi deklarohemi dhe të mos krijojmë panik pa nevojë uroj të mos jetë një deklaratë e tentimit popullsitë të frikësimit të popullatës Kosovës në mënyrë që të mbajë të mobilizuar për interesa partiake dhe politike. Nëse do të kishte një situatë të tillë do të ishte një fatkeqësi për Kosovën”, ka deklaruar ai.

Ndërkaq, sa i përket vizitës së Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në Kosovë, ai ka thënë se është një vizitë jashtëzakonisht e rëndësishme dhe, sipas tij, është një mesazh që dërgohet se NATO është prezente në rajon dhe garanton sigurinë.

/GazetaSinjali/