image Gashi: Kurti tash është ulur si pulë, dikur hapte krahët si skifter

Politikë

Gashi: Kurti tash është ulur si pulë, dikur hapte krahët si skifter

news image

Shefi i Deputetëve të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se kryeministri Kurti që dikur i hapte krahët si skifter ndërsa tash është ulur si pulë. Këto komente ai i bëri në seancën e Kuvendit teksa po diskutohet ratifikimi i dy marrëveshjeve ndërkombëtare. Pas kësaj, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca i ka kërkuar atij që të ketë kujdes me fjalorin.

“Po ua kujtoj sot kryeministrit të sotshëm dhe ministrit të sotshëm të Financave, se si silleshin në këtë kuvend kur ne diskutonim Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike. Silleshin duke i hapur krahët si skifter dhe sot janë ulë aty si pula sepse e dinë se çfarë do të thotë të marrësh vendime në interes të shtetit”, ka thënë Gashi.

Pas kësaj, Konjufca i ka tërhequr vërejtjen deputeti të LDK-së.

“Kujdes fjalorin, Arben”, tha ai.

Por, shefi i GP të LDK-së tha se fjalët e tij s’janë hera e parë që dëgjohen duke aluduar në fjalimin e kryeministrit Kurti për “skifter dhe pulë” sa ishte deputet i Vetëvendosjes.

“A janë fjalë të dëgjuara edhe më herët në Kuvend zoti Konjufca”, tha Gashi.

Gashi gjithashtu iu drejtua pozitës duke përmendur situatën me viktima nga COVID-19 dhe menaxhimin e qeverisë duke thënë se është ‘trend Global’.

Kryeministri bëri edhe postim tha se kemi ulë edhe vdekjet, pse nuk po i ulni edhe sot? Sepse është trend Global, siç ishte kur ishim ne në pushtet”, tha Gashi . /GazetaSinjali/