image Gashi: Kurti më ka kërkuar të jap dorëheqje para se të më shkarkonte

Kosovë

Deklarata/ Gashi: Kurti më ka kërkuar të jap dorëheqje para se të më shkarkonte

news image

Shkëlzen Gashi, ish-këshilltari politik i kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, ka thënë se ky i fundit i ka kërkuar dorëheqje para se ta shkarkonte nga detyra.

“Kurti ka pas shumë presion prej jashtë edhe prej brenda. Më ka kërkuar dorëheqjen për shkak të presionit të tmerrshëm. Unë nuk e kam pranuar, sepse unë kam thënë të vërtetën dhe asgjë tjetër pos të vërtetës. Unë nuk ndihem i sakrifikuar. Pozitën e këshilltarit nuk e kam parë si privilegj. Mendoj se është dashur të sqarohet e gjithë intervista”, ka deklaruar Gashi në Klan Kosova.

Sipas Gashit, Kurti nuk është pajtuar me disa pjesë të intervistës, por ka pranuar se ajo që është thënë në media është krejt ndryshe nga ajo që është thënë në intervistë./Gazeta Sinjali/