image Gashi: Kryeministri Hoti nuk ishte i njoftuar për seancë, erdhi nga vullneti i mirë

Politikë

Gashi: Kryeministri Hoti nuk ishte i njoftuar për seancë, erdhi nga vullneti i mirë

news image

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi në seancën e sotme plenare tha se kryeministri, Avdullah Hoti dhe Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, nuk kanë qenë të informuar për seancën e sotme.

Gashi para deputetëve tha se nuk është respektuar komunikimi me Qeverinë, raporton Gazeta Sinjali.

“Nuk është respektuar mirëbesimi për komunikim me Qeverinë dhe komunikim për çfarë i keni ftuar sot. Ata kanë ardhur për shkak të vullnetit të mirë”, ka thënë ai.

Kuvendi i Kosovës është mbledhur sot për të diskutuar në lidhje me menaxhimin e pandemisë COVID-19. /Gazeta Sinjali/