image Gashi ka albumin gati, ja kur do ta publikojë

Muzikë

Muzikë/ Gashi ka albumin gati, ja kur do ta publikojë

news image

Rep-artisti i njohur shqiptar me famë botërore, Gashi, ka gati albumin debutues.

Albumi debutues i artistit mbanë emrin “Gashi” dhe do të lansohet më 20 shtator të këtij viti.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë artisti, përmes rrjetit social Instagram, ku numëron mbi 1 milion ndjekës.

“Albumi më 20 shtator!!!!!”, ka shkruar ai në mbishkrimin e videos së publikuar, transmeton Sinjali.

https://www.instagram.com/p/B16yw17l9zL/

“Gashi” përmban gjithsej nëntë këngë, ku në mesin e tyre janë edhe këngët: “Creep On Me”, “Saftey” dhe “My Year”.

Kujtojmë që Gashi është duke shijuar suksesin e këngës së fundit “Saftey” në bashkëpunim me DJ Snake. Kënga është publikuar vetëm në versionin audio më 28 gusht dhe deri më tani numëron mbi 530 mijë klikime në Youtube./Sinjali/