image Gashi flet për vështirësitë para se të bëhej i famshëm

Bota e Yjeve

Foto/ Gashi flet për vështirësitë para se të bëhej i famshëm

news image

Rep-artisti i njohur shqiptar tanimë me famë botërore, Gashi, së fundmi ka vendosur të tregojë vështirësitë me të cilat është përballur para se të bëhej i famshëm.

Këtë reperi e ka bërë përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Instagram, ku numëron mbi 1 milion ndjekës, transmeton Gazeta Sinjali.

Duke kërkuar falje pse ka shkruar gjatë dhe teksa pozon para avionit të tij privat, reperi ka treguar se si prindërit e tij nuk kanë ditur anglisht, por që kanë bërë çdo gjë që ta dërgonin në Amerikë.

Kanë kaluar 10 vjet dhe kam kaluar kaq shumë gjëra për të arritur këtu ku jam. Shumë njerëz më kanë mbyllur dyert, kanë hedhur baltë mbi emrin tim, por unë vazhdova të eci para. Albumi im i parë del për gjashtë ditë. Prindërit e mi nuk dinin të flisnin as dy fjalë anglisht, por ata gjetën një mënyrë të më sillnin mua në Amerikë. Tani është koha ime që t’i çoj drejt ëndrrës amerikane. Si fëmijë unë gjithmonë kam ëndërruar që të ndodhte kjo gjë dhe gjëja më e mirë që kam bërë ka qenë që nuk jam dorëzuar”, ka shkruar Gashi në gjuhën angleze.

https://www.instagram.com/p/B2Zmj5QFffs/

Kujtojmë që më 20 shtator, reperi do të publikojë albumin debutues të tij që titullohet “Gashi”. Ky album përmban gjithsej 9 këngë, ku në mesin e të cilave ka edhe bashkëpunime me artistë dhe DJ të njohur./Gazeta Sinjali/