image Gashi: Askush nuk e ka sulmu me shishe fytyrës, situata degradoi kur ministrat e sulmuan deputetin

Politikë

Gashi: Askush nuk e ka sulmu me shishe fytyrës, situata degradoi kur ministrat e sulmuan deputetin

news image

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar pas dhunës në Kuvendin e Kosovës.

Gashi ka thënë se këso situata kanë ndodhur në të kaluarën, kur Kurti ka gjuajtur me gaz e shishe deputetët në të kaluarën.

“Fatkeqësisht situata e zhvilluar paradite ishte e rëndë, por realisht ne këto situata i kemi parë më herët. Degradoi situata kur ministrat e sulmuan deputetin. Na e kemi parë kryeministrin tu i gjuajt deputetët me ujë, gaz, e askush nuk e ka sulmu me shishe fytyrës. Pra, ministrat janë sjell dhunshëm ndaj deputetëve. I kanë sharë, i kanë ofenduar. Kam kërkuar me marrë masa, sepse ky është vendi i deputetëve. Nuk ka ndodhur dhe erdhi ajo situatë”, ka thënë ai.

/GazetaSinjali/