image Gara për kryetarin demokrat, Nishani: Me zgjedhjet deri tani po bëhet një maskaradë

Shqipëri

Gara për kryetarin demokrat, Nishani: Me zgjedhjet deri tani po bëhet një maskaradë

news image

Kreu i Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike, Bujar Nishani, deklaroi se me zgjedhjet në PD po bëhet një maskaradë, përcjell Gazeta Sinjali.

Nishani ka krahasuar kreun aktual demokrat me kryeministrin, duke thënë se atë që bëri Rama më 25 prill, Basha e bëri me anëtarët e partisë së tij.

 “Sot është një ditë e rëndësishme së pari për Partinë Demokratike, por edhe për të gjithë shqiptarët. PD është e vetmja shpresë për të bërë të mundur daljen e shqiptarëve nga kjo errësirë, që me gjasa do të vijë të thellohet dhe në katër vitet e ardhshme, nga një regjim që ka prishur çdo standard. Në këtë kontekst PD duhet të shihet si shpresa e shqiptarëve, por edhe për vetë demokratët, për të demonstruar që është mekanizmi i vetëm politik, që të përballojë regjimin e bandave, regjimin e masakrës elektorale, por të sjellë dhe një model krejt ndryshe me marrjen e pushtetit nga ana e saj. Për fat të keq kjo nuk u dëshmua sot, kemi një maskaradë elektorale, më vjen keq ta them këtë, por edhe unë jam përgjegjës si shumë demokratë të tjerë, kemi lejuar që të vazhdojë projekti për të rrënuar PD-në”, ka thënë ai për mediat në Shqipëri.

Tutje ai ju ka bërë apel themeluesve të PD-së që të mos e marrin peng këtë parti, ndërsa kujtoi edhe njëherë që gara në PD është e pabarabartë.

Unë sot kam një apel për themeluesit e PD-së, për rininë, do t’iu them atë që të gjithë ata që kanë marrë përsipër që ta kthejnë PD në fasadë, kanë marrë përsipër një mision të pamundur. Gabojnë rëndë ata që mendojnë se mund ta marrin peng PD-në, mund ta bëjnë një forcë pa energji.  Nuk ka pasur një garë të barabartë dhe të ndershme, kandidatët e tjerë veç Bashës nuk kanë pasur mundësi infrastrukturore, drejtuesit e degëve lokale kanë refuzuar që të organizojnë takimet për kandidatët e tjerë. 50% e anëtarësisë është zhdukur brenda 3 muajsh. Përfaqësuesi i kandidates Edit Harxhi është kërcënuar. PD sot është në një rrezik të madh. Kjo është një betejë për demokracinë, shumica e demokratëve janë zemërthyer për këtë debat që kemi sot. Atë që Rama bëri më 25 prill me qytetarët Basha e  ka bërë brenda PD me anëtarët. PD ka një sfidë më të madhe sfidën për rezistencë, nëse nuk kthehet në partinë që ishte. Situata në PD është shumë e rëndë dhe duhet ndryshuar, është mesazh që ka thirrje të madhe për situatën që është PD. Unë jam njeri që vlerësoj institucionet, kjo mundësi është e pamundur sot, partia s’ka institucionet e ankimimit.  Unë jam, kam qenë dhe do mbetem në borxh politik me PD gjithë jetën”, shtoi ai. /Gazeta Sinjali/