Janë publikuar të dhënat e fundit nga Instituti GAP për realizimin e premtimeve të dhëna nga kryetarët e komunave të Kosovës, gjatë fushatës elektorale në vitin 2017.
Sipas GAP, Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini në fushatën elektorale kishte dhënë 78 premtime për qytetarët e kësaj komune.
Nga këto 78 premtime, gjatë qeverisjes së tij vetëm 20 prej tyre janë realizuar, që i bie vetëm 15.6% kanë përfunduar me sukses, bëhet e ditur në të dhënat e publikuara nga GAP.
Ndërsa, 19 premtime nuk kanë filluar ende, të cilat Gjini ka kohë t’i përfundojë deri në vitin tjetër, kur i mbaron mandati.
Gjithashtu, nga të gjitha premtimet e dhëna, 21 janë gjysmë të përfunduara dhe 18 janë të filluara./GazetaSinjali/