image Ganiu: Paramendo me e çu Shqipen në Bruksel, Lajçaku llaf s'kish qit mo

Bota e Yjeve

Ganiu: Paramendo me e çu Shqipen në Bruksel, Lajçaku llaf s’kish qit mo

news image

Banori i Bgg Brother VIP Kosova 2, Ganiu ka zhvilluar një diskutim me dy banorët e tjerë, Santianën e Bucin.

Ai komentoi sjelljet e Shqipës, duke e bërë të njëjtën të papërballueshme. Madje, për të pati edhe një vlerësim goxha interesant.

Sipas Ganiut, Shqipja do të arrinte ta linte pa fjalë edhe emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

“Këta e kisha shti me djem të dajës e të mixhës me një Big Brother për 200.000 euro. Kur t’ia kish nisë prej klasës së parë me ia përmend, ti ke sha nënën tate, ti ke gënjyer dajën, i kish tranu bre. Për një javë krejt akrabanë i kish bo kahre. Paramendo në Bruksel këta me e çu, Lajçaku llaf s’kish qit mo”, u shpreh Ganiu.

/GazetaSinjali/