image Ganimete Musliu tregon arsyen pse ja vendosi flamujt në jakë Kurtit

Kosovë

Deklaratë/ Ganimete Musliu tregon arsyen pse ja vendosi flamujt në jakë Kurtit

news image

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, sot gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës për formimin e qeverisë, ia ka vendosur në jakë flamujt e Kosovës dhe të Shqipërisë, kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Musliu ka treguar se përse e bëri këtë kur Kurti po mbante ekspozenë, raporton Gazeta Sinjali.

“Dhurimi i flamurëve ka qenë shumë spontan. Ideja ka ardh masi që Albin Kurti ka dalë në foltore”, ka thënë ajo fillimisht.

Madje, Musliu thotë se e ka pritur që Kurti të reagonte ashtu.

“Unë shuplak nuk i rash, ja dhurova flamurin. Më tha ‘faleminderit’ edhe i thash ‘ e bajsh meshnet’”, u shpreh më tutje ajo.

Kujtojmë se sot pas më shumë se gjashtë orë, tension dhe tallje, u votua qeveria e re me 66 vota për dhe 10 abstenime./Gazeta Sinjali/