image Galliani tregon sesi reagoi Pirlo pasi u bë trajner i Juventusit

Futboll

Galliani tregon sesi reagoi Pirlo pasi u bë trajner i Juventusit

news image

Nëse ka një menaxher që e njeh Andrea Pirlon në mënyrë të përkryer, ai është padyshim Adriano Galliani. Ish-drejtori i përgjithshëm i Milanit u intervistua nga “Corriere dello Sport” për të folur vetëm për trajnerin e ri të Juventusit.

Gallaini “prodhon” menjëherë një margaritar, duke na bërë ta kuptojmë të gjithë personazhin Andrea Pirlo. Ai tha se ka folur në telefon me të, duke treguar edhe sesi kishte reaguar ish-mesfushori fantastik.

“Me Andrean sapo fola në telefon. Ishte duke qeshur si i çmendur. Ne u takuam në Monzello më 5 gusht për miqësoren e Monzës me Juve U-19, ku i thashë: Do ta shohësh, Andrea, se do të kesh një karrierë të shkëlqyeshme. Ju jeni i destinuar të jeni i suksesshëm edhe si trajner. Por, nuk mendoja se mund të duheshin vetëm tri ditë për të arritur në stolin e Juventusit. E imagjinoja, por ndoshta brenda disa muajsh. Ai qeshi shumë, me zë të lartë, siç e ka zakon Andrea”, u shpreh Galliani.

“Më besoni, tashmë ishte e qartë. Ai ishte trajner kur luante dhe fusha nuk e tradhton. Nëse do të më duhej ta përkuzoja Andrean me një fjalë të vetme, do të thoja “inteligjent”. Dhe përveç kësaj, ai ishte studiues. Andrea e studion kundërshtarin, kontekstin, situatat. Ai do të bëjë shumë mirë te Juventusi. Unë e përgëzova”, shtoi Galliani. /Sinjali Sportiv