image Gafa e UEFA-s bëhet virale, ngatërrojnë finalistët e Superkupës së Europës

Futboll

Gafa e UEFA-s bëhet virale, ngatërrojnë finalistët e Superkupës së Europës

news image

UEFA bëri një gafë dje që nuk shpëtoi pa u dokumentuar nga fansat e futbollit.

Ata po njoftonin tifozët rreth biletave për Superkupën e Europës, një ndeshje e cila është planifikuar të luhet më 10 gusht në Helsinki, ku në finale do të jetë Real Madrid, fituesi i Champions League dhe Eintracht Frankfurt, fituesi i Europa League.

Gabimi i UEFA-s ishte se në vend të Frankfurt, ata përmendën Romën, fituesen e Conference League. Megjithatë, zyrtarët e mediave sociale të UEFA-s e kuptuan shpejt gabimin e tyre dhe shpejtuan ta korrigjojnë postimin, megjithëse dëmi tashmë ishte bërë viral në mediat sociale.

/GazetaSinjaliSport/