Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur aktgjykimin në rastin e Gabriel Thaqit, të riut që akuzohej për rrahjen e përgjakshme që ndodhi në gusht të vitit të kaluar në picerinë “Proper Pizza” , në Prizren.
Nga kjo gjykatë kanë bërë të ditur për Gazetën Sinjali se Gabriel Thaqi është shpallur fajtor për këtë rast dhe i është shqiptuar dënimi me burgim në kohëzgjatje prej 3 vitesh.
Kujtojmë se Gabriel Thaqi u arrestua në tetor të vitit të kaluar, dy muaj pasi që ndodhi rrahja me grushte e karrige mes të rinjve.
Gazeta Sinjali pati publikuar pamje dhe detaje ekskluzive nga kjo rrahje, të cilat ndihmuan Policinë në identifikimin e dy të dyshuarve dhe arrestimin e njërit prej tyre.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.